Myftiu u Republikës së Kosovës mr.Naim ef Tërnava  i shoqëruar nga Ahmet ef. Sadriu, Vedat ef. Sahiti  më 21 mars vizitoi KBI-në në Shtime ku u prit nga nga kryetari i këtij Këshilli Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorë. Kryetari Isa ef. Tërshani fillimisht shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave të myslimanve të Kosovës. Njëherit e njoftoi Muftiun për konsolidimin e Këshillit dhe angazhimet për këtë periudhë si Këshill i ri. Jemi të vetëdijshëm se na presin vështirësi të shumta, e në veçanti në aspektin financiarë, jemi komunë e vogël e nuk kemi pasuri vakufnore, të hyra tjera s’ka pos anëtarësisë, e këtu mendojmë të mobilizohemi e të punojmë bashkërisht me të gjithë imamët e tia dalim në sigurimin e të ardhurave të imamëve në Këshillin tonë.

Muftiu  Tërnava duke iu dëshiruar sukses KBI të Shtimës premtoi përkrahje të vazhdueshme   duke shprehur bindjen se  do të keni sukses, normalisht nëse punoni pa përtesë, angazhohuni dhe jepni kontributin tuaj maksimal në dobi të vendit, të shoqërisë dhe rrethit ku jetoni. Aty ku punohet, aty janë evidente edhe rezultatet dhe padyshim që lulëzojnë sukseset. Vetëm bashkërisht mund të ecim përpara. Jini si një trup që duhet të punoni të bashkuar, në mënyrë vetëmohuese, për ta arritur qëllimin e përbashkët. Puna dhe aktiviteti në grup ju jep mundësi të bëni gjëra që nuk mund t’i bëni vet.  Kryetari i Këshillit tuaj, i vetëm nuk mundet. As ky, e askush tjetër. Unë ju premtoj se do ta keni përkrahjen time çdo herë në realizimin e qëllimeve tona për ngritjen e fjalës së Allahut kurdo që ka nevojë, shpresoj që së shpejti t’i realizojmë dy projektet e juaja (vakve)  që sado pak do tua zbusin gjendjen financiare.

Kjo ishte vizita e parë e Muftiut në KBI të sapoformuar në Shtime.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…