Prishtinë, 22 mars 2013

Myftiu Tërnava priti këshilltarin e lartë të ministrit të Vakufeve dhe çështjeve fetare të Mbretëresisë së Arabisë Saudite, prof. dr. Abdullah F. Al Luhejdan.
Myftiu falënderoi për vizitën e tij në Kosovë dhe e  falenderoi atë për kontributin e Arabisë Saudite në zhvillimet politke e ekonomike dhënë për Kosovën, e në veçanti potencoi marrëdhëniet e shkelqyera mes BIK dhe ministrisë së vakëfit dhe çështjeve fetare të arabisë saudite.

Po ashtu, Myftiu e njohu mysafirin nga Arabia saudite me funksionimin e BIK dhe institucioneve të saja, si dhe më sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet.
Myftiu Tërnava njohu atë edhe më përgatitjet për fillimin e ndërtimit të  Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Këshilltari i i ministrit sheikh Abdullah F. Al Luhejdan  falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë e vëllazërore dhe tha se jam këtu për t’i përcjell përshendetjet e ministrit të vakfëve dhe çështjeve fetare, si dhe për t’u njoftuar nga afër me përparimet dhe sukseset që po shënon Bashkësia Islame e Kosovës. Gëzohemi jashtëzakonisht me përprarimet dhe sukseset që po shohim në Kosovë dhe në BIK dhe jemi shumë të impresionuar me rezultatet tuaja tha mes tjerash këshilltari prof.dr. Abdullah F. Al Luhejdan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…