Kuvendi i Bashkësisë Islame Kuvendi i Bashkësisë Islame është organi më i lartë përfaqësues dhe Ligjdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës. Selia e Kuvendit të Bashkësisë Islame është ne Prishtine. Kuvendi ka aq anëtarë, sa është numri i këshillave të Bashkësisë Islame në territorin e tij. Anëtaret e Kuvendit zgjidhen dhe mund të revokohen nga Këshillat e Bashkësisë Islame. Fakulteti i Studimeve Islame dhe medresetë përfaqësohen në Kuvend me nga një anëtar të zgjedhur. Mandati i anëtarëve të Kuvendit zgjat 5 (pesë) vjet. Punën e Kuvendit e udhëheq kryetari i Kuvendit. Kuvendi ka nënkryetarin, i cili në raste të sëmundjes, mungesës zyrtare ose për çfarëdo pengese, e zëvendëson kryetarin. Kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh Kuvendi në mbledhjen e parë konstituive nga radha e anëtarëve të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit konvokon dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit, nënshkruan të gjitha aktet e Kuvendit, përfaqëson Kuvendin; kryen edhe punë të tjera të parapara me Kushtetutë dhe me rregullore të punës. Punët administrativo-teknike të Kuvendit i kryen sekretari i Kryesisë. Kuvendi në kuadër të kompetencave të veta: miraton Kushtetutën e Bashkësisë Islame dhe aktet e tjera të përgjithshme; miraton Rregulloren e punës së vet; cakton kahet për punën e të gjitha organeve e të institucioneve të Bashkësisë Islame dhe ndjek realizimin dhe ligjshmërinë e tyre; revokon kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë; vendos te hyre ne union me bashkësi te tjera Islame dhe për largimin prej tij; me propozimin e Kryesisë, vendos për themelimin, bashkimin dhe suprimimin e këshillave të Bashkësisë Islame; me propozimin e Kryesisë, themelon institucione të Bashkësisë Islame; shqyrton dhe miraton raportin vjetor të punës së Kryesisë; miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Kryesisë; miraton rregulloren për qeverisjen e vakëfeve; miraton aktin për sigurimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të Kuvendit, të Kryesisë dhe të institucioneve të tyre; emëron komisione të përkohshme dhe të përhershme; miraton rregullore për taksa për shërbime të ndryshme administrative në Bashkësinë Islame; nëpërmjet Komisionit për parashtresa dhe ankesa, vendos lidhur me ankesat ndaj vendimeve të Kryesisë; emëron komisionin disiplinor te shkalles se dyte prej 5 (pesë) anëtarësh, te cilët nga radha e tyre zgjedhin kryetarin. Ky komision vendos lidhur me lendet e shkalles se pare te Komisionit disiplinor te Kryesisë; miraton Rregulloren mbi organizimin e Haxhit dhe të Umres; debaton dhe vendos për çështje të tjera me interes për Bashkësinë Islame. Mbledhjet e Kuvendit janë të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Mbledhja e rregullt e Kuvendit konvokohet një herë në vit. Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit konvokohet kur do të paraqitet nevoja, në bazë të kërkesës së arsyetuar me shkrim të se paku 1/3 të anëtarëve të Kuvendit ose të Kryesisë. Mbledhjen e konvokon kryetari i Kuvendit.