Prishtinë, më 25 prill 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim shkrimtarin, publicistin, e diplomatin e njohur Besnik Mustafaj.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje z. Mustafaj, të cilin më pas e njohu me punët, angazhimet dhe të arriturat e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai vlerësoi lart punën dhe kontributin e z. Mustafaj dhënë për letërsinë shqipe në përgjithësi, por edhe për punën dhe angazhimin e tij si një diplomat dhe ministër, veçanërisht për njohjen e Kosovës dhe promovimin e saj.

Nga ana e tij, z. Mustafaj, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për ftesën që BIK-u i bëri që të ligjërojë për jetën dhe veprën e dijetarit haxhi Vehbi ef. Dibra.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …