Prishtinë, më 24 prill 2024

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi.

Drejtori Siminca falënderoi z. Seferin dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Ndërkaq, z. Seferi, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave dhe ndihmë për Medresenë “Alauddin”, të tubuara gjatë muajit Ramazan nga mërgata jonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…