Prishtinë, më 18 nëntor 2024

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti në takim kryetarin e Unionit të Qendrave të Baden Wurtenbergut, njëherësh imam në Karlsruhe, Muhamed ef. Havollin.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë dhe format e thellimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Unionit të Qendrave të Baden Wurtenbergut.

Drejtori Simnica falënderoi imamin Havolli për vizitën dhe njëherësh nëpërmes tij falënderoi edhe tërë mërgatën tonë atje për kontributin që kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën. Ai edhe njëherë konfirmoi përkushtimin e institucionit të BIK-ut për ruajtjen e raporteve të mira që kanë me qendrat në diasporë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga ana e tij, imami Havolli, shprehu falënderime për mikpritjen që i bëhet çdoherë në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij si imam, që edhe më tej në të ardhmen të vazhdojë një bashkëpunim i mirë ndërmjet tyre dhe BIK-ut.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…