Prishtinë, më 27 tetor 2024

Në Karlsruhe të Gjermanisë, nën organizimin e Qendrës Islame Shqiptare të Karlsruhes, të udhëhequr nga kryetari z. Muhamet Havolli, u mbajt turniri humanitar në futboll kushtuar medresesë së mesme “Alauddin” të Prishtinës.

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi organizatorët për organizimin e këtij turniri, duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmat e ofruar për Medresenë “Alauddin”. Ai me këtë rast, në emër të Kryesisë ndau edhe një mirënjohje për Qendrën Islame Shqiptare.

Ndërkaq drejtori i Medresesë, Fadil ef. Hasani, pas falënderimeve për organizatorët, në pika të shkurta foli rreth historikut, aktiviteteve dhe sukseseve të Medresesë “Alauddin”.

Në këtë turnir morën pjesë 16 ekipe nga qendra dhe xhami të ndryshme nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, ndërsa në fund, u zhvillua edhe një ndeshje futbolli ndërmjet ekipit të hoxhallarëve nga vendlindja dhe atyre nga diaspora.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…