Myftiu Tërnava takoi kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim

Prishtinë, 19 mars 2013

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj në Xheda edhe Bankën Islame për Zhvillim ku mori pjesë në Forumit Ekonomik “Xheda2013. Në margjina të Forumit, Myftiu  Tërnava pati një takim pune me Kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim. dr. Ahmed Muhamed Ali.

Me këtë rast Myftiu Tërnava e falënderoj, dr. Ahmed Muhamed Ali dhe  Bankën Islame për përkrahjen e Kosovës sidomos për  financimin e dy projekteve  të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, financimi i  rrugës Prishtinë – Mitrovicë , dhe financimin e ndërtimit të  Emergjencës  në QKUK.  Myftiu  gjithashtu theksoi se në të ardhmen pret që Banka Islame për Zhvillim  të përkrah më fuqishëm  projektet zhvillimore në Kosovë.
Kryetari i Bankës Islamike shprehu interesimin për arritjet  e Kosovës në fushën e infrastrukturës e ekonomisë si dhe për stabilitetin financiar të Kosovës.
dr. Ahmed Muhamed Ali në takim me Myftiun tha se pret që Kosova në të ardhmen të jetë anëtare e Bankës Islame për zhvillim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…