Myftiu Tërnava vizitoj RABITA-në Prishtinë, 18 mar2013 Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava qëndroi edhe në qytetin e shenjtë të Mekës, ku kreu umren dhe vizitoi disa nga vendet e shenjta.Ndërsa, të dielën, më 17 mars 2013, Myftiu Tërnava u prit në selinë e RABITA-së (Liga e Botës Islame) nga sekretari i përgjithshëm, dr. Abdullah al Turki, i cili i dëshiroi mirëseardhje Myftiut të Kosovës dhe qëndrim të këndshëm në Mekë. Dr. Abdullah al Turki gjatë bisedës me Myftiun shprehu interesimin për përparimet që ka njohur shteti i Kosovës që nga pavarësia. Ai, po ashtu, u interesuar të dijë edhe për procesin e tashëm të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.Dr Al -Turki shprehu admirimin e tij për punën, kontributin dhe veprimtarin e BIK-ut në kultivimin e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Kosovë.Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për pritje dhe në veçanti falënderoi Qeverinë e Arabisë Saudite për përkrahjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, Myftiu falënderoi edhe RABITA-në për angazhimin e saj për të ndikuar tek shtetet islamike anëtare për t’a njohur Kosovën, duke kërkuar shtim të angazhimit në ketë proces të rëndësishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare.Dy palët u dakorduan për thellimit e bashkëpunimit si dhe për nevojën e nënshkrimit të një memorandum mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme.Në fund të takimit Myftiu i dhuroi nikoqirit Katalogun e dorëshkrimeve Arabe.