Prishtinë, 9 tetor 2012
Sot në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, janë nisur për në Arabinë Saudite besimtarët kosovarë për të kryer Haxhin. Avioni i parë me besimtarë kosovarë është nisur rreth orës 9, ndërsa më vonë janë nisur edhe dy avionë të tjerë, ndërkaq avioni i fundit niset nesër.
Për t’i përcjellë besimtarët tanë, në Aeroport kishin dalë familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të Bashkësisë Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së BIK.
Këtë vit nga Kosova, Haxhin do ta kryejnë 880 besimtarë.