Të gjithë haxhinjtë kosovarë kanë arritur në Medinë Prishtinë, 10 tetor 2012 Sot, në mesditë nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës është nisur edhe nja avion me besimtarë në drejtim të Medinës për të kryer Haxhin. Për ti përcjell e përshëndetur besimtarët që shkonin për në Haxh në Aeroport doli edhe Myftiu Naim Tërnava, i cili u uroj aty rrugën të mbar dhe kryerjen e lehtë të Haxhit. Me këtë rast, njoftojmë opinionin se tashmë të gjithë haxhinjtë kosovarë dhe ata nga Lugina e Preshevës që kanë udhëtuar dje e sot, kanë arritur në Medinë ku janë akomoduar. Në Medinë besimtarët tanë do të qëndrojnë disa ditë, prej nga ku do të nisën për në Mekë.