Prishtinë, 13 maj 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Në këtë iftar të shtruar nga kreu i Qeverisë, ishin edhe ministrat dhe zëvendëskryeministrat, si dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Haradinaj me këtë rast falënderoi Myftiun Tërnava për ardhjen dhe uroi që, cilësitë më të mira njerëzore që gjejnë shprehje gjatë muajit të Ramazanit, të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe për ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare. Ai pastaj uroi besimtarët myslimanë në Kosovë duke u dëshiruar agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi kryeministrin Haradinaj për iftarin e shtruar duke lutur Zotin për mirëqenie dhe paqe për vendin tonë dhe për botën mbarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…