Prishtinë, 14 maj 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame i Pejës në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, i ka shpërndarë këto ditë 200 pako ushqimore për familjet skamnore dhe me nevojë në Komunën e Pejës.
Ermir ef. Gega, kryetar i SH.H. “Bereqeti” dega në Pejë theksoi: “Këto ndihma janë në vazhdën e shumë ndihmave që ne si Shoqatë po mundohemi që t’u ndihmojmë familjeve të varfër dhe me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, por ne mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e shpresës, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Pejës dhe t’i gëzojmë familjet e varfra dhe që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë begatinë dhe vlerën e Ramazanit”.

Ai tha se gjatë ditëve në vijim të Ramazanit do të zhvillojnë edhe aktivitete të tjera.

Dega e Bereqetit në këtë komunë ka edhe kuzhinën, në të cilën për çdo ditë ushqehen nga 250-300 persona të varfër dhe të kategorive të tjera sociale.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…