Prishtine 13.05.2019

Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Kryesia e BI-së në bashkëpunim me Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës, duke e vazhduar traditën shumëvjeçare të therjes së kurbanëve, në mbledhjen konsultative me drejtuesit e drejtorive të Kryesisë të mbajtur më 09. 05. 2019 vendosi të shpallë këtë:

TENDER

PËR BLERJEN E KAFSHËVE TË TRASHA PËR KURBAN, THERJEN E TYRE, PËRGATITJEN E MISHIT, NGRIRJEN, PAKETIMIN DHE TRANSPORTIMIN

1. Ofertuesit në ofertat e tyre duhet të shënojnë shumën që kërkojnë për frymë kafshe në bazë të peshës së kafshës së dedikuar për kurban.

2. Asnjë kafshë nuk mund të ketë më pak se 400 kg matje të gjallë, lopa nuk guxon të jetë bartëse, e nëse është dem nuk mund të jetë më i ri se dyvjeçar.

3. Të gjitha kafshët e dedikuara për kurban detyrimisht duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për kurban sipas sheriatit.

4. Kafshët e trasha të dedikuara për kurban duhet patjetër të posedojnë matrikulën dhe librezën që dëshmon për gjendjen shëndetësore të kafshës.

5. Kafshët e trasha duhet t’i prezantohen komisionit të Kryesisë së BI-së për therjen e kurbanëve më së voni dhjetë ditë para Kurban-Bajramit, kurse prurjen e tyre në thertore do ta bëjë sipas kërkesës së komisionit gjatë tri ditëve të Kurban-Bajramit.

6. Ofertuesi duhet të kujdeset për shëndetin e kurbanëve, ushqimin dhe ujin e nevojshëm për to, deri në ditën e therjes.

7. Ofertuesit duhet të garantojnë se therjen e kurbanëve do ta bëjnë brenda tri ditëve të Kurban-Bajramit në thertore e cila duhet të jet e certifikuar me standardin Hallall.

8. Përgatitjen e mishit, ndarjen e mishit nga eshtrat, klasifikimin dhe ngrirjen e tij -40oC do ta bëjnë në kohë optimale, ne afat prej 10 ditesh nga koha e mbarimit te therrjes, ndërkaq paketimin sipas standardeve te kerkuara nga standardet HACCP dhe HALLALL.

9. Transportin e mishit të kurbaneve do ta bëjë sipas kërkesës së palës kontraktuese nga vendi ku gjendet mishi e deri në vendin e caktuar nga pala kontraktuese.

10. Ofertat mund te jene ndaras per furnizim me kafshe dhe per therje, te ofrohet ndaras cmimi i furnizimit dhe ndaras cmimi per therje, pergatitje, ngrirje paketim dhe transportim.

11. Me rastin e ofertimit, në qoftë se nuk do të ketë oferta nga vendi, përparësi do të kenë ato nga ndonjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe më i përshtatshëm për ne.

12. Oferta me shkrim dorëzohet në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, më së largu 15 ditë pas botimit në faqen zyrtare të Kryesisë në internet.

13. Ofertuesi duhet të garantojë gatishmërinë për ofrimin e 1200 krerëve për kurban me mundesi shtimi apo pakesimi deri ne 200 krerë.

14. Ofertuesi duhet të sjellë dokumentacionin e kompletuar të kompanisë-organizatës që kërkohen për një tender.

15. Ofertuesi duhet te sjelle deshmin se thertorja eshte e certifikuar dhe ploteson kriteret e therjes sipas standardit Hallall.

16. Kryesia e Bashkësisë Islame do ta njoftojë me shkrim vetëm atë ofertues i cili përzgjidhet në bazë të kushteve më të përshtatshme-arsyeshme ekonomikisht dhe sigurisë së mjaftueshme.

Shenim: afati i fundit per dorezimin e oferatve eshte 15 dite nga data e publikimit.

Kryesia e BI-së së Kosovë

Adresa per dorezimin e oferatve:

Bashkësia Islame e Kosovës Rr: Bajram Kelmendi nr. 84 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës Tel. +381 38 224024 Email. [email protected]

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…