Prishtinë, 13 maj 2019

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit,  ka ndihmuar 12 familje të komunitetit rom që jetojnë në Plemetin. Me këtë rast  Xheladin Fazliu nga Shoqata Humanitare “Bereqeti” tha: “… në projektin e Ramazanit për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet nevojtare janë edhe komunitetet e  tjera  dhe ne erdhëm t’i vizitojmë në Plemetin dhe për fat të keq gjendja e tyre është e rëndë dhe nuk ka ndryshuar gjithaq. Ne vazhdimisht e ndihmojmë këtë komunitet që jeton këtu dhe me anë të këtyre pakove ushqimore po mundohemi t’u dalim në ndihmë, por  kemi ndihmuar edhe në vende të tjera. Shpresojmë që edhe ky komunitet gjatë muajit të Ramazanit  të mos ketë mungesë të ushqimit”- tha ai.

Nga ana e tyre, edhe banorët falënderuan Bereqetin dhe BIRK-un për këto ndihma shumë të mirëseardhura. “Bereqeti gjithnjë na ka dalë në ndihmë, andaj edhe këto ndihma janë shumë domethënëse për ne, Zoti jua shtoftë bereqetin”- tha Brahim Gashi.

Milazim Fazliu ka falënderuar Bereqetin për këto ndihma nga Bashkësia Islame që nuk  po i harron asnjëherë, dhe theksoi se jetojnë në kushte shumë të vështira dhe se aty ka njerëz që edhe agjërojnë, por kushtet vërtet janë tmerr.

Nga ana tjetër, po në këtë vazhdë, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, gjatë këtyre ditëve ka shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet skamnore dhe me nevojë të komunitetit boshnjak.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…