Datë: 10 korrik 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë këtë:
K O N K U R S

Për vendin e punës:

Zyrtar për financa në administratën e KBI-Prizren

Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:

  • Të ketë kryer Fakultetin Ekonomik, drejtimet: Banka dhe Financa, Kontabilitet (preferohet të ketë të kryer Medresenë e Mesme Alaud-din);
  • T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të BI-Prizren;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative në punë;
  • Të ketë njohuri të avancuara të paketës së Microsoft Office, duke përfshirë: Word, Excel dhe PowerPoint;
  • Të ketë aftësi për përpunimin e të dhënave dhe përpilimin e raporteve financiare;
  • Të ketë së paku mbi një vit përvojë pune;
  • Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.

Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e shkollës së Mesme dhe e Fakultetit (kopje e vërtetuar te noteri);
  • Çertifikata e lindjes (origjinal);
  • Çertifikata shëndetësore (origjinal);
  • Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
  • Dëshmi për përvojën e punës (origjinal);
  • Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet;
  • CV – ja;
  • Kualifikimet dhe dëshmitë për aftësim profesional;
  • Referenca.

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Prizrenit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Tender

    Prishtinë, 2 korrik 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpallë: TENDER Kërkohet o…
  • Ftesë

    Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Diasporë …
  • Grupi i katërt do të arrijë në mengjes

    Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se nesër në mëngjes, rreth orës 8:30, do të arr…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 2 korrik 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpallë: TENDER Kërkohet o…