Prishtinë, më 10 korrik 2024

Rreth 20 mijë kurbane janë therur dhe janë shpërndarë nga Bashkësia Islame e Kosovës, apo thënë më ndryshe 240 ton mish kurbani është bilanci përfundimtar nga therja e organizuar e kurbaneve.

Mishi i kurbanit ka mbërritur në Kosovë dhe është shpërndarë te secila kategori e shoqërisë, duke filluar nga jetimët, rastet sociale, invalidët e luftës, si dhe kategori të ndryshme të shoqërisë.

Sot ka mbërritur edhe kontingjenti i fundit me mish kurbani, i cili u shpërnda në Podujevë, Gorë, një pjesë e vogël për Junik dhe në Medresenë e Prizrenit.
Kjo dhuratë me mish kurbani është shpërndarë në çdo pjesë të Kosovës. Një pjesë tejet e vogël është dhuruar edhe për Medresenë “Alauddin” në Prishtinë me paralelet e saj në Gjilan dhe Prizren. Me anë të këtij mishi kurbani furnizohen me mish edhe dy gjelltoret humanitare të “Bereqetit” në Pejë dhe Mitrovicë, të cilat përgatisin çdo ditë ushqim për afër 500 persona.

Ky mish i kurbanit po ashtu shfrytëzohet për organizime të ndryshme fetare dhe kombëtare, ku veç të tjerash përgatiten edhe iftare përgjatë muajit Ramazan dhe organizime të tjera.

Nga mishi i kurbanit që besimtarët myslimanë nga Kosova dhe diaspora i janë bashkuar organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës është shpërndarë në çdo cep të Kosovës, pa lënë anash asnjë qytet dhe asnjë fshat në Kosovë.

I gjithë procesi i therjeve të kurbaneve është monitoruar nga Komisioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, ku përveç saj është monitoruar edhe nga certifikuesit “Hallall” të thertores.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Vazhdon aksioni për shpërndarjen e mishit të kurbanit

Prishtinë, më 9 korrik 2024 Shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata Humanitare Bamirë…