Prishtinë, 10 tetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe delegacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve nga Turqia, të prirë nga drejtori gjeneral Adnan Ertem-i, vizituan Gjakovën.
Gjatë qëndrimit në Gjakovë, ata bashkë me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Ahmet ef. Hoxha dhe imamë të tjerë vizituan objektet të cilat janë duke u restauruar nga Drejtoria e Vakëfeve e Turqisë – Medresenë e Vogël, Xhaminë e Mahmut Pashës, Xhaminë e Sefës, Xhaminë e Kusarëve, Xhaminë e Lagjes Mulla Jusuf si dhe bibliotekën e Xhamisë së Hadumit.
Myftiu Tërnava dhe drejtori i përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë Ertem-i u ndanë të kënaqur me ecurinë e punëve në këto objekte të trashëgimisë kulturore.
[srizonfbalbum id=11]