Më 10. 06. 2015, Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e radhës me drejtueset dhe aktivistet e degëve të këtij departamenti, nga shumica e qyteteve të vendit. Takimin e hapi udhëheqësja e këtij Departamenti, znj.Vaxhide Bunjaku, e cila ua kujtoi edhe njëherë detyrat dhe përgjegjësitë që kanë marrë mbi supe secila përfaqësuese.