Podgoricë, 12 nëntor 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot është pritur nga ambasadorja e Emirateve të Bashkuar Araba (EBA),znj. Hafsa Abdullah Alulana, në takim njohës në Podgoricë, e cila gjithashtu është ambasadore jorezidente edhe për Kosovën.
Myftiu Tërnava, pasi e falënderoi ambasadoren për pritjen, i uroi sukses e mbarësi në mision e saj, si dhe i ofroi bashkëpunimin e BIK.
Myftiu në bisedë me ambasadoren shprehu falënderimet për qeverinë e EBA-së, për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshëm për Kosovën.

“EBA në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Kosovën, në të gjitha fazat që ka kaluar, e kjo u dëshmua fuqishëm edhe tash, së fundmi, në Asamblenë e Përgjithshëm të UNKSCO-s, ku delegacioni i EBA-së përkrahu fuqishëm Kosovën”, tha veç tjerash myftiu Tërnava.
Ambasadorja Hafsa Abdullah Alulana u shpreh se qeveria e EBA-së ka përkrahur dhe do ta përkrahë Kosovën në institucionet dhe forumet ndërkombëtare. Përkrahja dhe mbështetja e EBA-së ndaj vendit tuaj nuk do të mungojë as në të ardhëm, dhe do të shihen mundësitë që në të ardhmen marrëdhëniet edhe ashtu të mira në mes të dy vendeve të njohin rritje në fusha të ndryshme.
Myftiu Tërnava e informoi ambasadoren edhe me organizimin dhe funksionimi e BIK-ut, si dhe me bashkëpunimin që ka BIK-u me Ministrinë për Çështje Fetare, si dhe me fondacionet e rëndësishme nga EBA, e që kanë ndihmuar në ngritjen dhe krijimin e vakëfeve të reja.
Në takim më ambasadoren Hafsa Abdullah Alulana, myftiu Tërnava u shoqërua edhe nga sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi.{gallery}mlzeba1115{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…