Myftiu Tërnava takoi reisin e RIJASET-it të Bashkësisë Islame të Mali të Zi, Rifat ef. Fejziç

Podgoricë, 12 nëntor 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot, në Podgoricë, është pritur edhe nga reisi i RIJASET-it të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziç.
Reisi Fejziç, pasi e falënderoi myftiun Tërnava për vizitën, e vlerësoi lart bashkëpunimin në mes të dy bashkësive islame, asaj të Kosovës dhe të Malit të Zi. Gjithashtu reisi Fejziç falënderoi myftiun Tërnava edhe për mbështetjen dhe përkrahjen e Bashkërisë Islame në Mal të Zi.
Reisi e informoi myftiun edhe me aktivitetet dhe arritje që ka shënuar Bashkësia Islame në Mal të Zi, ndërtimin e xhamive, ndërtimin e institucioneve arsimore, botimin e literaturës etj.

Myftiu Tërnava përgëzoi reisin për arritjet që ka shënuar Bashkësia Islame në Mal të Zi, duke thënë se çdo arritjet e tyre është arritje e përbashkët e të gjithëve. “Ne duhet që të gjejmë mënyrat më të mira për të bashkëpunuar e bashkërenduar aktivitetet tona, në të mirë të besimtarëve tanë”, tha veç  tjerash myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava dhe reisi Fejziç biseduan edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta, dhe këmbimin e përvojave jo vetëm në mes të dy bashkësive respektove, por edhe të bashkësive të tjera në rajon.
Myftiu Tërnava i dhuroi reisit Fejziç kompletin e veprave të botuar këtë vit.
Gjatë qëndrimin në Podgoricë, myftiu Tërnava i shoqëruar edhe nga nikoqiri, reisi Rifat ef. Fejziç, vizituan edhe medresenë e mesme në Podgoricë, ku u pritën nga drejtori Rrahman Kaçar, pedagogët dhe nxënësit e medresesë.
Drejtori Kaçar, pasi i uroi mirëseardhje myftiu dhe shoqëruasve të tij, u shpreh se për medresenë është ditë e veçantë dhe kënaqësi, që sot pret myftiu e Kosovës me bashkëpunëtorë, i cili është angazhuar dhe ka ndihmuar që ky institucion edukativo-arsimor të jetë sot në funksion të arsimimit dhe edukimit të brezit të ri.
Drejtori shpalosi një pasqyrë të shkurtër të historikut të medresesë, dhe tha se medreseja ka nisur punën më 2008, e deri tani ka përcjellë 4 gjenerat; mësimi mbahet në dy gjuhë: boshnjakisht dhe shqip, etj. Ai më tutje tha se medreseja tani kishte 205 nxënës.
Drejtori po ashtu potencoi se karas medresesë amë, në Podgoricë funksionon edhe medreseja për vajza, në Rozhajë, e cila ka 304 nxënëse, si dhe është në ndërtim e sipër medreseja tjetër, po për vajza, në qytetin e Ulqinit.
Gjatë vizitës në RIJASET dhe medrese myftiu u shoqërua nga sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi.{gallery}mlzifjzc{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…