Të premten paradite (13 nëntor 2015), myftiu Tërnava qëndroi në Ulqin,  respektivisht në Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u prit nga kryeimami Ali ef. Bardhi, i cili shoqërohej edhe nga imamët e qytetit dhe rrethinës së Ulqinit. Gjithashtu, për këtë në takim në selinë e Këshillit të BI-së, përveç kryeimamit dhe imamëve qe i pranishëm edhe kryetari i Këshillit H. Gazmend Dollaku, si dhe anëtari i Meshihatit të Malit të Zi, H. Sabro Buzuku.

Kryeimami Ali ef. Bardhi falënderoi myftiun për vizitën në Këshillin e BI-së, duke e quajtur këtë një ditë të rëndësishëm për Këshillin  dhe besimtarët e Ulqinit e më gjerë. “Vizata e myftiut të Kosovës për ne ka një domethënie dhe rëndësi të veçantë, sepse përveç takimeve, njohjes me arritjet dhe sfidat, s’ka dyshim se hap horizonte të reja bashkëpunimi, e që për ne janë tepër të rëndësishme”, tha veç tjerash Ali ef. Bardhi.
Më pas kryeimami e informoi myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij me aktivitetet që ka zhvilluar Këshilli i BIK-ut. “Në qytetin e Ulqinit kemi 6 xhami aktive, ndërsa në  kuadër të Këshillit gjithsej kemi 26 xhami, pra ku zhvillohen aktivitete fetare. Rindërtimi i Xhamisë së Detarëve i ka dhënë një shytës dhe shpirt vendit, dhe ka krijuar premisa  të reja për avancimin e  jetës fetare në qytet”, tha kryeimami Bardhi. Ai më tutje tha se veç kanë nisur ndërtimin e godinës për medresenë e vajzave, për të cilën mendohet që shtatori i vitit që vjen të jetë përurues. “Gjithashtu kemi në plan të ndërtojmë edhe një xhamia të në Shtoj. Mirëpo, me gjithë rezultatet e arritura, i nderuar myfti, ne kemi nevojë për bashkëpunim, e sidomos për mbështetje nga Bashkësia Islame e Kosovës”, tha kryeimami i KBI të Ulqinit, Ali ef. Bardhi.
Myftiu Tërnava, pasi përgëzoi për rezultatet e arritura, tha se ka kënaqësinë që është në qytetin historik të Ulqinit, në mesin e vëllezërve, për t’u njohur nga afër me arritjet, hallet dhe sfidat e tyre. “Çdo e arritur e juaj na gëzon, dhe e konsiderojmë të arritur të përbashkët, dhe ne do e mbështesim pa asnjë rezervë. Ndërsa, për çdo sfidë ju do keni përkrahjen dhe mbështetjen tonë.
Ne kemi për obligim që të mbështesim njëri-tjetrin. BIK-u ka kapacitetet e duhura që të mbështesë Këshillin e BI-së me literaturë, për nevoja të nxënësve të medresesë në Podgoricë, si dhe me literaturë për besimtarët. Do t’ju mbështesim me literaturën që e botojmë ne, duke përfshirë këtu edhe periodikun. Do t’ju mbështesim në përgatitjen dhe shkollimin e kuadrit nga kjo anë, si dhe do të shtojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat ku ju e shihni që ne mund të ndihmojmë”, tha, ndër të tjera, myftiu Tërnava.
BIK-u do të ndërtojë një xhami në rrethinën tuaj, si shenjë falënderimin për kontributin që keni dhënë ju  për  të dëbuarit tanë gjatë luftës së viteve 1998-1999, e për këtë xhami propozoj që ajo ta mbajë emrin “Kosova”, tha myftiu Tërnava, në bashkëbisedim me strukturat drejtuese të Këshillit dhe imamët e Ulqinin dhe rrethinës.
Namazin e xhumasë myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë dhe i shoqëruar nga zyrtarët më të lartë të Këshillit të BI e fali në Xhaminë e Detarëve, ku myftiu mbajti hytben, ndërsa sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, H. Resual Rexhepi, i priu namazit të xhumasë.{gallery}kbiulqin1115{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 14 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…