Prishtinë, 14 nënëtor 2015
Me shqetësim të thellë kemi mësuar lajmin që mbrëmë në Parisë nga sulmet terroristë janë vrarë qindra qytetarë të pafajshëm. Në këto momente të vështira për Francën ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me  familjarët e viktimave, me popullin francez dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duke u lutur që bota  mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme.

Aktet e tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm janë të pa pranueshme, antihumane e anitnjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti.
Mbrëmë në Paris u atakuan liria, demokracia dhe vlerat qytetëruese e civilizuese. Jemi të  bindur që Franca dhe bota demokratike nuk do të përulen para së keqes, dhunës e terrorizimit, por do të gjejnë rrugën e duhet dhe masat e nevojshme që ngjarje të tilla mos të përsëriten më. E ndajmë dhimbjen me popullin mik francez dhe dënojmë ashpër aktet  makabre me të cilat u përball Parisi mbrëmë. Zoti i mëshiroftë  shpirtrat e viktimave të pafajshme si dhe i shëroftë sa më parë të plagosurit e  të lënduarit e ngjarjeve të mbrëmshme.
 
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…