Prishtinë, 16 nëntor 2015
Kryesia e BIK sqaron opinion e gjerë se shkrimi i publikuar sot në disa portale “Profeti Muhamed ka urdhëruar në xhihad, luftë ndaj pabesimtarëve” e që i atribuohet Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava nuk është i vërtetë por është  sajesë e lansuar nga qarqe për ne ta panjohura.
Konstatimet e përvijuara në këtë gjoja prononcim të Bashkësisë Islame të Kosovës nuk janë  qëndrime as të Myftiut as të Kryesisë së BIK, thjesht janë sajesa e trillime të paskrupullta e qëllimkëqija të lansuara nga qarqe të errëta.

Për aq sa kemi kuptuar, ne kjo sajesë është lanusar nga një portal krejt anonim në Maqedoni, andaj ftojmë mjetet e informimit që mos të bien pre e burimeve të dyshimta, por kur bëhet fjalë për BIK-un të kontaktojnë kompetentët e BIK-ut.
Për të hir të korrektësisë, për ngjarjet në Paris, e risjellim edhe njëherë qëndrimin e BIK të 14 nëntor 2015, ndërsa me shpifësit që flasin në emër të BIK, do të merret drejtësia.
 

P.S.: Në vazhdim Deklarata e Kryesisë së BIK për ngjarjet në Paris e  datës 14 nëntor 2015

Prishtinë, 14 nënëtor 2015

DEKLARATË

Me shqetësim të thellë kemi mësuar lajmin që mbrëmë në Parisë nga sulmet terroristë janë vrarë qindra qytetarë të pafajshëm. Në këto momente të vështira për Francën ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me  familjarët e viktimave, me popullin francez dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duke u lutur që bota  mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme .
Aktet e tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm janë të pa pranueshme, antihumane e anitnjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti.
Mbrëmë në Paris u atakuan liria, demokracia dhe vlerat qytetëruese e civilizuese. Jemi të  bindur që Franca dhe bota demokratike nuk do të përulen para së keqes, dhunës e terrorizimit, por do të gjejnë rrugën e duhet dhe masat e nevojshme që ngjarje të tilla mos të përsëriten më. E ndajmë dhimbjen me popullin mik francez dhe dënojmë ashpër aktet  makabre me të cilat u përball Parisi mbrëmë. Zoti i mëshiroftë  shpirtrat e viktimave të pafajshme si dhe i shëroftë sa më parë të plagosurit e  të lënduarit e ngjarjeve të mbrëmshme.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

  • Konkurs

    Datë: 29 tetor 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpallë: KONKURS Për plotësimi…
  • Reagim

    Bashkësia Islame e Kosovës dënon ashpër sulmin e djeshëm terrorist në selinë e kompanisë s…
  • Konkurs

    Datë: 24 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, shpallë: K O N K U R S Për …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 29 tetor 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpallë: KONKURS Për plotësimi…