Myftiu Tërnava mori pjesë në ceremoninë e Menshurës së reisit të Meshihatit të Malit të Zi Podgoricë, 28 nëntor 2015Në prani të shumë mysafirëve dhe tërë strukturave të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, më 28 nëntor, në xhaminë “Osman Agiç”, në Podgoricë, u organizua ceremonia e dhënies së Menshurës reisit të Meshihatit të Mali të Zi, Rifat ef. Fejzicit. Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe kryetari i DIJANET-it, Dr. Mehmet Gormez, ndësa nga Kosova myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, H. Resul ef. Rexhepi dhe këshilltari Vedat ef. Sahiti. Në fjalën përshëndetëse myftiu Tërnava, në emër të Kryesisë së BIK-ut, në emrin e besimtarëve të Kosovës dhe në emrin e tij, uroi reisin Fejzic për rizgjedhjen, si dhe ofroi gatishmëri për bashkëpunim në mes dy bashkësive islame.Në fjalën e tij myftiu Tërnava, përveç tjerash, tha edhe se detyrën e resit nuk duhet kuptuar si privilegj, por para se gjithash si amanet dhe përgjegjësi.{gallery}mnshrfjzq{/gallery}