Nën tingujt e tekbireve dhe në mënyrë solemne, më 30 nëntor, në prani të përfaqësuesve të Kryesisë së BIK-ut, KBI të Ferizajt, përfaqësuesve të Komunës së Ferizajt, hoxhallarëve dhe shumë besimtarëve, në fshatin Muhoc të Ferizajt u përurua xhamia e re.
Kryetari i KBI të Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti, duke uruar xhematin e kësaj xhamie, tha se ndjehet krenar që sot po përurohet një nga shtëpitë e Allahut, si dhe e luti Zotin që t’i shpërblejë të gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin saj. “Infratsrukturës sonë sot po i shtohet edhe kjo xhami e bukur, dhe besoj që do të jetë në shërbim të xhematit dhe aktiviteteve të ndryshme të kësaj xhamie”, tha Mehmeti.

Edhe nënkryetari i Komunës, Xhavit Zariqi, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke veçuar se edhe Komuna ka bërë çfarë ka mundur në ndërtimin e kësaj xhamie, pra duke ndarë tokën për ndërtimin e saj. Në emër të BIK-ut dhe të myftiut Naim Tërnava një fjalë rasti mbajti kryeimami i Republikës së Kosovës, Sabri ef. Bajgora, i cili, duke uruar për këtë xhami të re, tha se kjo dëshmon për besimin e thellë dhe të paluhatshëm që ndien popullata jonë në Allahun, dhe ndërtimi i kësaj xhamie dëshmon këtë gjë. Ai edhe citoi ajetin kuranor: “E drejtë e përkujdesjes për xhamitë e Allahut është vetëm e atyre që i kanë besuar Allahut dhe Ditës së Fundit, e që e falin namazin, japin zekatin, e nuk i frikësohen askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).”. (Et-Tevbe, 18), – tha kryemami Bajgora, duke veçuar se ne ende i kemi të freskëta plagët nga lufta e fundit në Kosovë, ku BIK-ut, nga pushtuesit serbë, iu shkatërruan e dogjën 215 xhami. Ai përgëzoi banorët e këtij fshati për ngritjen e xhamisë, duke theksuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush ndërton një xhami në të cilën përmendet emri i Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi ne Xhenet.”
Më pas programi u vazhdua me leximin e disa pjesëve nga Kurani dhe disa ilahive, kurse duanë në fund e bëri kryemami i KBI të Ferizajt, Sylejman ef. Roshaj.{gallery}muhoc{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …