Më 10 nëntor myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga zv/sekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma dhe kryeredaktori i revistës “Dituria Islame”, Rexhep ef. Suma, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Han të Elezit, Kaçanik dhe Suharekë.
Në Han të Elezit në pritje të myftiut ishte kryetar i KBI-së Muhamet ef. Suma me bashkëpunëtorë, me çrast vizituan xhaminë e fshatit Gorancë, ku janë duke u zhvilluar punimet në xhaminë e re. Myftiu nga afër pa zhvillimin e punimeve në këtë xhami, ku ecuria e punës ishte sipas planit dinamik, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë pengesë. Myftiu po ashtu ndaloi dhe bashkëbisedoi edhe me xhematin e kësaj xhamie, dhe premtoi se ndihma e BIK-ut asnjëherë nuk do të mungojë.

Pas Hanit të Elezit myftiu Tërnava vizitoi xhaminë e fshatit Glloboçicë të Kaçanikut, ku imami i kësaj xhamie, Mensur ef. Luma, njoftoi myftiun mbi ecurinë e ndërtimit të kësaj xhamie të rem dhe se deri më tani ndërtimi kishte shkuar mbarë e mirë.
Suhareka ishte vizita e radhës, ku myftiu Tërnava pa nga afër ndërtimin e selisë së KBI të Suharekës, me çrast kryetari Halim Shehu falënderoi myftiun për punën dhe angazhimin e tij për ngritjen e ndërtesës së KBI të Suharekës. Gjithashtu myftiu vizitoi edhe lokalet (vakëfet) që po ndërtohen afër Këshillit, dhe u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e punëve dhe ndërtimin e këtyre lokaleve. Myftiu njëherazi shprehu gatishmërinë që edhe më ta ndihmojë këtë Këshill, si në kompletimin e infrastrukturës së objekteve fetare ashtu edhe në nevojat tjera të domosdoshme për mbarëvajtje të punës.{gallery}xhmtskh{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…