Prishtinë, 10 korrik 2015 Mbrëmë shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë. Në bisedë me Myftiun ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi punën dhe angazhimin e krerëve të BIK-ut për mirëkuptim, tolerancë e bashkëjetesë.