Prishtinë, 31 mars 2017
Në kuadër të angazhimeve dhe përpjekjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për mbrotjen dhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore fetare në bashkëpunim me UNDP-në dhe me financim të zyrës së BE-së u realizuan pesë projekte nëpër disa komuna të Kosovës , në Gjilan -rrethoja e varrezave të qytetit, në Ferizaj ndriqimi i xhamisë së madhe Mulla Vesel Guta, në Lipjan u rregulluan hapësirat e oborrit të xhamisë Mulla Sherif Ahmeti ,në Rahovec u përmbyllen punimet e Renovimit dhe rregullimit të oborrit dhe ndriçimi i Xhamisë së Sokolit dhe në Kamenice renovimi i Xhamisë haxhi Gani Sermaxhaj .
Në përfundim të projekteve të UNDP-së, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava sot priti në takim projekt menaxheren e projektit në fjalë znj. Nilgun Arif , me ç’rast e falenderoi për angazhimin e saj dhe zyrës së UNDP-së në Kosovë për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për Kosovën duke theksuar domosdoshmërinë që këtë trashëgimi të pasur kulturore ta bartim te brezat që vijnë pas, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.
Nga ana saj znj. Nilgun Arif falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e saj të palodhshëm në ruatjen e trashëgimisë kulturore si dhe për gadishmërinë dhe lehtësimet që i kanë ofruar zyrtarët e BIRK-ut duke filluar nga niveli qendror gjegjësisht nga i ngarkuari i Myftiut për këto projekte Keshilltari Vedat Sahiti deri tek niveli lokal i Këshillave të Bashkësisë Islame nëpër këto komuna.
Kjo është vetëm faza e parë e projekteve të përbashkëta për të vazhduar tutje me projekte të rradhës theksoi znj. Arif.
Në fund të takimit Myftiu në shenjë respekti ndau Mirënjohje për zyrën e UNDP-së në Kosovë për projektet e realizuara.
-
Deklarata e Myftiut Tërnava për eskalimin e situatës në Veri të Kosovës
Vrasja e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosja e një polici tjetër në krye të de… -
Redaksia e revistës “Dituria Islame” mbajti mbledhjen e saj të rregullt
Prishtinë, më 20 shtator 2023 Redaksia e revistës “Dituria Islame” mbajti sot … -
Myftiu Tërnava priti në takim z. Ramush Haradinaj dhe z. Behgjet Pacolli
Prishtinë, më 14 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Deklarata e Myftiut Tërnava për eskalimin e situatës në Veri të Kosovës
Vrasja e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosja e një polici tjetër në krye të de…