Prishtinë, 11 prill
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Relief, dr. Hasen bin Hamid Shahber, i shoqëruar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava vizituan Prizrenin, me ç’rast u pritën nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren Besim ef. Berisha. Në këtë takim kryetari i KBI të Prizrenit i njoftoi mysafirët me punën dhe aktivitetin e këtij këshilli dhe me organizimin e jetës fetare në këtë qytet multietnik. Ai po ashtu vlerësoi klimën tolerante mes komuniteteve që jetojnë në këtë qytet dhe potencoi faktin, se deri më sot nuk është shënuar asnjë ekses në këtë drejtim. Në Prizren bashkëjetojnë komunitete të ndryshme, por gjithnjë duke respektuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Më pas të gjithë bënë një shëtitje në qendrën e qytetit të Prizrenit, ku bashkëbiseduan dhe u përshëndeten me shumë qytetarë, kurse namazin e drekës e falën në xhaminë Sinan Pasha, e cila është monument i trashëgimisë kulturore.
-
Myftiu Tërnava mori pjesë në varrimin e policit Afrim Bunjaku
Prishtinë, më 25 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër… -
Diplomojnë 17 hafëzë të rinj në Medresenë e Madhe të Gjakovës
Prishtinë, më 25 shtator 2023 Sot, në Institutin e Hifzit në Medresenë e Madhe të Gjakovës… -
Deklarata e Myftiut Tërnava për eskalimin e situatës në Veri të Kosovës
Vrasja e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosja e një polici tjetër në krye të de…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Myftiu Tërnava mori pjesë në varrimin e policit Afrim Bunjaku
Prishtinë, më 25 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…