Prishtinë, 4 prill 2017

Më 03 prill në xhaminë “Isa Beu” në Berlin u mbajt tribuna fetare me temë “Adhurimi dhe personaliteti i besimtarit”.  Në këtë tribunë merr pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të  Republikës së Kosovës ( BIRK) mr.Ekrem ef. Simnica i cili mbajti një  edhe një ligjëratë para të pranishmëve. Në këtë tribunë  ligjëruan edhe  Muftiu i Myftinisë së Gostivarit Prof. Shaqir ef. Fetahu,  Dr. Selver Xhemaili drejtor në sektorin për diasporë pran BFI të Maqedonisë, Xhelal ef. Kaloshi imam në xhamin e Ingoldstadt, Ridvan ef. Kamberi imam në xhamin Ikre-Bashkimi, studenti nga FSHI Blendi Imeri dhe shumë personalitete tjera nga jeta fetare, kulturore dhe sociale në Berlin. Tribuna e organizuar nga kryesia e xhamisë u moderua nga imami i nderuar Remzi ef. Xhaferi. Një falënderim i veçantë shkon për Kryesinë e xhamisë “Isa Beu”dhe gjithë xhematlinjtë dhe dashamirët e jetës fetare të cilët kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të begatshëm.
Më pas në kuadër të vizitës drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së  Kosovës ( BIRK) mr.Ekrem ef. Simnica  më 4 prill është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z Skender Xhakaliu, dhe me stafin e tij ku u njoftuan n me punën dhe angazhimin e ambasadës tonë dhe me sfidat që po ballafaqohet atje  dhe u dakorduan që të vazhdohet edhe më koordinimi i aktiviteteve në të mirë të diasporës sonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…