Në Ferizaj u inauguruan Projektet e renovimit të trashëgimisë kulturore Prishtinë, 5 prill 2017 Në Ferizaj u inauguruan projektet e renovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit ,projekti i ndriçimit të Xhamisë Mulla Vesel Guta , inaugurimi i objektit muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës dhe kishës ortodokse “Shën Uroshi ” në Ferizaj. Renovimi i këtyre objekteve është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinës, ndërsa implementuar nga UNDP. Në këtë eveniment të rëndësishëm për qytetin e Ferizajit dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës morri pjesë këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti i ngarkuar me realizimin e projekteve të Bashkësisë Islame , i cili më pas ndau edhe nga një plaket mirënjohjeje për financuesit dhe implemntuesit e projekteve . Ne ceremoninë e inaugurimit të këtyre objekteve merrnin pjesë përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend , kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, përfaqësues të UNDP-së, si dhe shumë mysafirë të tjerë.