Ballina Lajme Myftiu Tërnava vizitë në Fondacionin Humanitar “Al Khalifa” të Abu Dhabit

Myftiu Tërnava vizitë në Fondacionin Humanitar “Al Khalifa” të Abu Dhabit

Prishtinë, 11 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga Mr. Besim Mehmeti -asistent në kabinet dhe prof. Shemsi Rrahimi, vizitoi sot Fondacionin Humanitar më të madhin në Abu Dhabi, “Al Khalifa”. Delegacioni kosovar u prit nga drejtori gjeneral i fondacionit, Muhamed al – Haxhi al- Khori, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm Myftiut Tërnava në Abu Dhabi. Ai me këtë rast e njohu Myftiun edhe me prioritetet e fondacionit me të cilin udhëheq, fondacion ky që mban emrin e kryetarit të shtetit, Khalifa bin Zayed. Myftiu e falënderoi nikoqirin për pritje si dhe e falënderoi edhe një herë për ndihmën e EBA dhënë Kosovës. Të dy palët biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve. Gjithashtu, Myftiu Tërnava e njohu nikoqirin për aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu nga nikoqiri mori premtime se shoqata do të përkrah realizimin e disa projekteve infrastrukturore që ka Bashkësia Islame e Kosovës. Po ashtu, nikoqiri çmoi lart angazhimin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes dhe tolerancës ndërfetare. Drejtori, Muhamed al – Haxhi al- Khori tha se fondacioni është i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme. Ai ,po ashtu, myftiun e njohu me miratimin e projektit për rinovimi e spitalit të Vushtrrisë të ndërtuar nga EBA, si dhe furnizimin e tij me pajisje moderne. Myftiu e falënderoi fondacionin për këtë donacion të çmueshëm për popullin e Kosovës.

{gallery}khalifa{/gallery}

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Latën

Prishtinë,14 nëntor 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, priti në ta…