Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi me 11.03.2014 programin me moton “A mjafton vetëm një lule”, i cili ju kushtua femres, vlerave dhe virtyteve të saj,e që dita ditës po mundohen ti zbehin këto vlera në lloj-lloj mënyre.Por duhet të kujtojm se nuk ka as një konvent apo ndonje ligj që do ta fisnikronte dhe ta lartësonte femrën ashtu siç e fisnikroi dhe vlersoi Allahu në kur`anin famëlart.

Për këtë temë foli teologe Ardiana Alishani e cila e shtjelloi në mënyr të shkëlqyshme ku nder të tjerash tha:”Ne femrat duhet të jemi krenare me identitetin e të qenurit femër duke ju largur barrës së traditave  injorante të se kaluares dhe komplekseve nënçmuese të modernizimit e ta gjejmë vetën në mes të kopshtit hyjnor të cilën Allahu teala ja ka dhuruar femrës me shpalljen e fundit”. Për pasurimin e këtij programi edhe në aspektin kulturor dhe argëtues u kujdes kori i i vajzave ‘Vizionaret e Dritës” të cilët me zërat e tyre të këndshëm dhe me ilahitë  e përzgjedhura me shije të veçantë e shtuan edhe më  shumë atmosferën mbresëlënëse te mysafiret e pranishme. Po ashtu monologu ishte një pike mjaft bresëlënëse e shkruar dhe interpretuar nga Bardha Kçiku. Takimi u bajt në Sallen e Kryesisë së BIK-së.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …