Prishtinë, 10 mars 2014

 

 

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka uruar sot kryetarin e porsazgjedhur të Komunitetit Mysliman Shqiptar, z. Skënder Bruçaj.

 

Në telegramin e Myftiut Tërnava për kryetarin Bruçaj thuhet:

 

Nga : Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

 

Për : Komunitetin  Mysliman  të  Shqipërisë

 

 

 Lënda: TELEGRAMURIMI

 

 

 

I nderuari z. Skënder Bruçaj

 

Kryetar i Komunitetit Mysliman  të Shqipërisë
 

 

Më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja, të besimtarëve mysliman dhe në emrin tim personal t’iu uroj e përgëzoj me rastin e  zgjedhjes suaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke lutur Allahun Fuqiplotë t’iu jap shëndet, suksese e mbarësi në udhëheqjen  dhe drejtimin Komunitet Mysliman Shqiptar.

 

Z. Bruçaj, ka dashtë Zoti që  ju të jeni në krye të besimtarëve mysliman , një detyrë kjo sa me privilegje aq me përgjegjësi, një detyrë që me sukses , urtësi e devotshmëri e ushtruan paraardhësit tuaj, hfz. Sabri Koçi e haxhi Selim Muçaj Zotëri Kryetar, në emrin e Kryesisë së BIK, sot e gjej të udhës që të shpreh mbështetjen time në misionin tuaj, si dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të vendeve tona, institucioneve tona dhe besimtarëve tanë.

 

Edhe njëherë, urime, shëndet e mbarësi! Zoti na ndihmoftë!

 

Me respekt,
KRYETARI

Myftiu Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…