Prishtinë, më 16 shtator 2024 Për nder të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. – Mevludit, në teatrin e qytetit të Vushtrrisë u mbajt manifestim kulturor. Në këtë ceremoni u kujtua misioni, mësimet dhe porositë e Pejgamberit a.s.. Në një atmosferë të ngrohtë me besimtarë të shumtë, ky manifestim u shënua me lexim Kurani, ilahi dhe ligjëratë kushtuar Pejgamberit a.s.. Ligjëratën kryesore …