Prishtinë, më 20 prill 2024

Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të i Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame, i cili është organi më i lartë i jurisprudencës islame që vepron në kuadër të Ligës Botërore Islame RABITA.

Në këtë mbledhje, për herë të parë po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili tash së fundmi u zgjodh edhe anëtar i Bordit.

Hapjen e këtij sesioni e përshëndetën sekretari i Akademisë së Fikhut, dr. Abdurahman ez Zejdi, myftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz al Sheikh, sekretari gjeneral i RABITA-s, dr. Abdulkerim al Isa, sekretari gjeneral i OBI-së, dr. Husein Taha, imami i Qabesë, njëherësh këshilltari në oborrin mbretëror, dr. Salih al Humejd.

Gjatë punimeve dy ditore të këtij sesioni, do të diskutohen tema të ndryshme nga fusha e disiplina të ndryshme, të cilat kërkojnë përgjigje nga aspekti fetar në kohën tonë moderne, siç janë ato të fushës së teknologjisë, shëndetësisë, astronomisë, pakicave myslimane në vendet jo myslimane, financave moderne etj.

Myftiu Tërnava në këtë udhëtim po shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij, mr. Besim Mehmeti.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…