Kjo festë për besimtarët myslimanë vije pas muajit Ramazan, muaj në të cilin besimtarët agjërojnë, japin sadaka dhe shtojnë ibadete të ndryshme.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, të cilit i priu Hetem ef. Sopjani.

Ligjeratën kushtuar kësaj feste e mbajti profesori i Medresesë “Alauddin”, Shkelzen Hoxha.

“Nuk ka mundësi njeriu të jetë besimtar i dëvotshëm pa u kujdesur për raportin e tij me Zotin e Gjithmëshirshëm, dhe në të njëjtën kohë nëse njeriu është i kujdesur në këto raporte, kjo nuk e amneston atë që të jetë i shkujdesur në raportet ndërnjerzore, se po nuk u kujdes, i humbet mirësitë e kujdesit të ruajtjes së raporteve me Allahun xh.sh..

Pra besimtar i vërtetë dhe i devotshëm është vetëm ai që bashkon këto dy sjellje, në raport me Zotin dhe në raport me robin. Në të kundërtën ai nuk ka arritur të jetë nga të suksesshmit në këtë jetë, e as nga të shpëtuarit në Ahiret”, tha gjatë ligjeratës profesori Hoxha.

Manifestimi vijoi me faljen e namazit e Bajramit, të cilit i priu kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Ternava, me mesazhe paqeje, dashurie, harmonie dhe tolerance ndaj njëri-tjetrit.

Në veçanti, Myftiu Tërnava bëri thirrje që të ruhet trungu familjar, ashtu siç na mëson feja islame.

“Me të drejtë feja islame e ka vënë familjen në qendër të shqetësimeve të saj, pasi që e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërisë. Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet, por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh se këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet nëkëtë drejtim janë për shkatërrimin e familjes, zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bartë ky popull, ngase synohet një shoqëri qëjeton pa ndjenja të lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet, dhe fisin, dhe ndikimin që këto elemente kanë në ruajtjen e kohezionit social dhe përkushtimin moralbrenda shoqërisë sonë. Duhet ditur se është urdhër hyjnor që familja duhet të jetë e kompletuar, ta dijë se kë e ka babë e nënë, gjysh e gjyshe, vëlla e motër”, tha Myftiu Tërnava gjatë hytbes.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…