Prishtinë, më 18 prill 2022
Më 16 prill, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami i xhamisë Mati 1, Fadil ef. Musliu ,mori pjesë në tribunën e organizuar nga Qendra Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Oslo të Norvegjisë. Tribunës ju bashkangjit edhe Musa ef. Vila, i cili është në shërbim për Ramazan në xhamin e Dramenit.


Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Siminca, në këtë qendër u prit në takim nga imami Sabri ef. Jonuzi dhe nga një grup i xhematit të kësaj qendre. Ai para tyre mbajti një ligjëratë kushtuar muajit të bekuar Ramazan. “Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të Myftiut Tërnava, si dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës t’u uroj dhe t’u përgëzoj për punët dhe aktivitetet madhore që po i bëni në xhaminë tuaj. Gjithashtu ju uroj të gjithëve për muajin Ramazan, duke lutur Zotin Fuqiplotë që të na i pranojë punët dhe veprat e mira që i bëjmë gjatë këtij muaji. Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të jetë pranë jush çdoherë që është e nevojshme, ngase edhe ju sikurse ne jeni pjesë e këtij institucioni” – tha ndër të tjera drejtori Simnica.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…