Prishtinë, më 18 prill 2022

Nga sot, qyteti i Podujevës do të nis ndërtimin e edhe një xhamie të re për banorët e kësaj ane. Kjo falë kontributit të vëllezërve Besim dhe Shaip Stublla, të cilët dhuruan tokën për ndërtimin e kësaj xhamie si sadaka për shpirtin e prindërve të tyre.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili në fjalën e tij përmendi rëndësinë e ndërtimit të xhamive, si një obligim për besimtarët myslimanë. “Jemi në muajin Ramazan, në muajin e Kuranit, solidaritetit e bamirësisë, në muajin kur besimtarët motivohen edhe më tepër që t’i kryejnë obligimet e tyre karshi Zotit Fuqiplotë. Andaj sot, në këtë ditë fisnike, jemi mbledhur këtu për të filluar me ndërtimin e një xhamie të re, e cila do t’u shërbejë banorëve të kësaj ane për t’i kryer obligimet e tyre. Zoti në Kuranin fisnik na mëson duke thënë se e drejta e përkujdesjes së xhamive u takon vetëm atyre që kanë besuar Allahu, ditën e fundit, që falin namazin e që japin zekatin, e që nuk i frikësohen askujt pos Allahut, andaj ju familje e nderuar, sot e po çoni në vend edhe një amanet dhe një mësim të Allahut dhe të Pejgamberit të tij, Muhamedit a.s.. Lusim Allahun e Madhëruar që këtë vepër tuajën ta pranojë dhe t’ua shpërblejë në këtë dhe në botën tjetër” – tha ndër tjera Myftiu Tërnava.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur ef. Hoti, në fjalën e tij, falënderoi familjen Stublla për dhurimin e kësaj toke, duke e cilësuar këtë si një akt fisnik e madhor. “Sot është një ditë e veçantë për llapjanët, ngase po fillon edhe ndërtimi i një shtëpie të Zotit, e cila do t’u shërbejë dhe do t’ua lehtësojë kryerjen e obligimeve fetare të gjithë qytetarëve në përgjithësi, por edhe banorëve të kësaj ane në veçanti. Lusim Zotin e Madhëruar që ta pranojë në peshojën e veprave të mira këtë bamirësi, e t’i shpërblejë familjen Stublla me të mirat e kësaj dhe botës tjetër” – tha kryetari Hoti.

Në emër të familjes, një fjalë rasti mbajti Muhamed Stublla, i cili fillimisht falënderoi Myftiun për pjesëmarrjen e gjithashtu një falënderim të veçantë ua dedikojë vëllezërve Stublla. Ai tha se “kjo është një nismë e mirë pozitive për këta banorë dhe për të gjithë ata që do ta shfrytëzojnë këtë xhami. Lusim Allahun që t’iu shpërblejë me të mirat e Tij.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…