Prishtinë, më 19 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim akademikët Feti Mehdiu dhe Muhamed Mufaku.

Në këtë takim, akademikët fillimisht uruan Myftiun Tërnava për muajin e bekuar Ramazan, duke lutur Zotin për pranim të ibadeteve dhe veprave gjatë këtij muaji. Ata më pas e informuan Myftiun për botimin e Veprave të zgjedhura të akademik Hasan Kaleshit. Ata thanë se këto vepra janë botuar në gjuhën shqipe, arabe, turke dhe boshnjake dhe deri më tani janë përgatitur katër vëllime, ndërsa janë në përgatitje të botimit edhe katër vëllime të tjera.

Myftiu Tërnava i uroi dhe i përgëzoi akademikët për punën dhe angazhimin e tyre për ndriçimin e figurës së akademik Hasan Kaleshit, si dhe ofroi përkrahje dhe mbështetje për këtë projekt.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…