Prishtinë, më 20 prill 2022

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Diasporës së Bashkësisë Islame të Kosovës, drejtori Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami Fadil ef. Musliu, të dielën, më 17 prill 2022, kanë mbajtur një ligjëratë kushtuar muajit Ramazan në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Norvegji.

Drejtori Simnica në këtë ligjëratë foli për vlerën, rëndësinë dhe begatitë që i ka muaji Ramazan, por gjithashtu një pjesë të ligjëratës ia kushtoi edhe aktiviteteve, punëve dhe angazhimeve të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava, më lejoni që t’ju uroj të gjithëve, ju imamë, kryesi dhe xhematë për muajin e bekuar Ramazan, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara te Zoti i Madhëruar. Me këtë rast, më lejoni që t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm tuajin për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore, Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Unë shfaq shpresën se ju, mërgata jonë e mrekullueshme do të vazhdoni ndihmën dhe kontributin tuaj edhe në të ardhmen” – tha ndër tjera drejtori Siminca.

Përveç drejtorit Simnica, pjesëmarrës ishin edhe hoxhallarët Sabri ef. Jonuzi, Berat ef. Hashani, Fatmir ef. Shabani dhe Bedri ef. Bashota.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…