Prishtinë, 15 shtator 2018

Me këndimin e tekbireve dhe të ajeteve kuranore, në mënyrë solemne është vënë gurthemeli i xhamisë “Buhara” në Kradolf, Schönenberg të Zvicrës. Në këtë manifestim morën pjesë drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Ekrem Simnica, kryetari i BFI-së të Maqedonisë, haxhi Sylejman Rexhepi, hoxhallarë e shumë qytetarë të tjerë.

Drejtori Simnica përcolli urimet dhe përgëzimet e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, duke theksuar se kjo xhami përpos kryerjes së namazit në të, do të shërbejë edhe si një qendër edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë. “Xhamitë luajnë rolin e afrimit mes myslimanëve dhe rrezatojnë paqe, siguri, tolerancë, respekt ndaj tjetrit, për të jetuar të gjithë në paqe e lumturi”, tha mes tjerash drejtori Simnica. Ai po ashtu potencoi se BIRK-u është i përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.

Vlen të theksojmë se gjatë mbrëmjes në aktivitetin e organizuar u mblodhën 1.184.000 franga zvicerane për ndërtimin e kësaj xhamie.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…