Prishtinë, 19 shtator 2018

Shoqata humanitare “Bereqeti” e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka vazhduar me sukses të plotë sipas agjendës së paraparë shpërndarjen e mishit të kurbanit.

Drejtori i kësaj shoqate, z. Fitim Flugaj tha se çdo gjë deri më tani ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa asnjë pengesë të theksuar dhe se amaneti i besimtarëve tanë, qoftë brenda apo edhe jashtë Kosovës po shkon në vend. Ai tha se përfitues të mishit të kurbanit fillimisht kanë qenë qytetarët e komunave, përkatësisht Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe atë si vijon:

Këshilli i BI në Prishtinë 200 pako, 4000kg.                                                                                                                                                        Këshilli i BI në Podujevë 120 pako, 2400 kg.
Këshilli i BI në Fushë Kosovë 110 pako, 2200 kg.
Këshilli i BI në Drenas 100 pako, 2000 kg.
Këshilli i BI në Lipjan 100 pako, 2000 kg.
Këshilli i BI në  Obiliq 100 pako, 2000 kg.

Kjo shpërndarje u bë më 31 gusht nën mbikëqyrjen e drejtorit të shoqatës “Bereqeti” z. Fitim Flugaj dhe ndihmësit të tij z. Xheladin Fazliut.

Aksioni më pas ka vazhduar në Këshillat e BI-së të këtyre komunave:

Këshilli i BI në Skenderaj 110 pako, 2200 kg.
Këshilli i BI në Pejë 218 pako, 4360 kg., bashkë me kuzhinën humanitare në Pejë “Bereqeti”
Këshilli i BI në Deçan 110 pako, 2200 kg.
Këshilli i BI në Istog 110 pako, 2200 kg.
Këshilli i BI në Gjakovë 110 pako, 2200 kg.
Këshilli i BI në Klinë 110 pako, 2200 kg.

Kjo shpërndarje u bë më 3 shtator nën mbikëqyrjen e drejtorit të shoqatës “Bereqeti” z. Fitim Flugaj dhe ndihmësit të tij z. Xheladin Fazliu.

Kurse më 13 shtator  aksioni i shpërndarjes së mishit të kurbanit ka vazhduar në Këshillat e BI në këto komuna:

Këshilli i BI në Mitrovicë 200 pako, 4000 kg.+10 pako, 200 kg. për kuzhinën humanitare të BIK-ut Mitrovicë.
Këshilli i BI në Vushtrri 168 pako, 3360 kg.
Këshilli i BI në  Gjilan 200 pako, 4000 kg.
Këshilli i BI në Viti 110 pako, 2200 kg.
Këshilli i BI në Dragashi 200 pako, 4000 kg.
Këshilli i BI në Malishevë 110 pako, 2200 kg.

Duhet theksuar se nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë prerja e kurbaneve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe të diasporës.

Mishi i kurbaneve është përgatitur, paketuar dhe së shpejti do të shpërndahet edhe institucioneve tjera  të BIRK-ut, medreseve dhe institucioneve tjera publike si dhe nevojtarëve.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …