Prishtinë, 21 shtator 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe i përbërë nga këshilltari i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Sayed Al Hashimi, përfaqësuesi i shkëlqesisë së tij, Ahmed bin Rashid dhe përgjegjësi për projektet e jashtme në fondacionin “Muhamed bin Rashid al Maktum”, Saleh Abdullahu. Fillimisht Myftiu u dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi mysafirët për vizitën, më pas ai i njohu me organizimin e jetës fetare në vend, si dhe me aktivitetet e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai shprehu falënderime të veçanta për udhëheqësit dhe popullin e EBA-së, të cilët kanë ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj në situatat më të rënda, si dhe kanë ndihmuar në konkretizimin e shumë projekteve anekënd Kosovës, ndaj për këtë u shprehë shumë mirënjohës dhe luti Zotin që t’u jap të mirat në këtë dhe botën tjetër.

Myftiu Tërnava theksoi rolin dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës që në vend të mbretëroi një ambient i qetë, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe dhe harmoni mes vete. Ai po ashtu shtroi nevojën që edhe më shumë të ndihmohet Kosova dhe të lobohet edhe më në integrimin e Kosovës në organizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkaq, këshilltari i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Sayed Al Hashim, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen, duke çmuar kontributin e Myftiut Tërnava si dhe të BIRK-ut në përmirësimin e jetës fetare në vend, si dhe në proceset që po kalon Kosova, duke shprehur kënaqësinë që kanë realizuar shumë projekte së bashku me Myftiun Tërnava dhe shprehën bindjen se do të vazhdohet në bashkëpunimin e ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…