Myftiu Tërnava merr pjesë në manifestimin kulturorë-fetar të mbajtur në Zvicër

Më 1 qershor 2013 në Soloturn (Zvicër) në sallën Biberena, u mbajt një manifestim i madh kulturo-fetar ku morën pjesë shumë bashkatdhetarë tanë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia, të cilët janë me punë dhe qëndrim në Zvicër.

Salla dukej e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit të cilët kishin ardhur nga vise te ndryshme te Zvicrës me familjet e tyre, për të dëgjuar atë që ishte paralajmëruar në program, ditë më parë.

Ky interesim mbase edhe ishte i kuptueshëm, sepse në në këtë manifestim po merrte pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës, Myftiu mr.Naim Tërnava me tre bashkëpunëtorë: Kryeimamin-Sabri ef.Bajgora, Drejtorin e Departamentit për Diasporë-Ekrem Simnica dhe shefin e Kabinetit- z.Ejup Ramadani, pastaj Ministri i Shëndetësisë Dr. Ferid Agani, nënkryetari i KMSh-së z.Bujar Spahiu. Në këtë manifestim kishin ardhur edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër z.Naim Mala dhe zv. ambasadori i Maqedonisë z. Ekrem Hebibi.

Për ta bërë manifestimin sa më atraktiv dhe tërheqës, aty kënduan ashere nga Kurani, lexuesit e mirënjohur: z.Xhelal Kaloshi dhe hfz.Aziz Alili. Ata me zërin e tyre melankolik mahnitën të pranishmit. Edhe këngëtari Meda u paraqit para publikut me një ilahi mjaft të këndshme, ndërkohë që artisti i mirënjohur shqiptare z.Mirush Kabashi elektrizoi të pranishmit me dy monologje artistike.

Tubimin e hapi kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër z.Mustafë Mehmeti, i cili pasi përshëndeti mysafirët, i tha disa fjalë mirëseardhje edhe në gjuhën gjermane për mysafirin Hartmut Haas, prift në Zvicër.

Fjalimin qendror në këtë manifestim e mbajti Myftiu i Kosovës z.Naim ef. Tërnava, i cili fillimisht përshëndeti organizatorët për një tubim kaq madhështor, për t’u ndërlidhur pastaj për rolin e madh që ka luajtur Diaspora Shqiptare gjithandej në Evropë e posaçërisht në Zvicër, para luftës, në sensibilizimin e kauzës së Kosovës në qarqet zvicerane. “Ju ia dolët kësaj në radhë të parë pse ishit punëtorë të vyeshëm dhe kontribuuat me djersën tuaj në ndërtimin e këtij vendi. Nikoqiri ua ktheu këtë me ngritjen e zërit për përkrahje të shqiptarëve në vendet më me ndikim të botës. Sot, Kosova është e pavarur. Ju prapë jeni prijatarë të frontit për shtetndërtim. Ju me kursimet e juaja ndihmoni bizneset e ndryshme në Kosovë dhe i keni dyert e hapura që aftësitë e treguara në këtë vend t’i sillni edhe në Kosove. Hapni biznese dhe krijoni të hyra për Kosovën dhe zbuteni papunësinë e cila tani për tani është armiku më i madh i yni.”shtoi Myftiu Tërnava. {gallery}swiss1qer13{/gallery}

Myftiu Tërnava, në vazhdim të fjalimit të tij e përmendi edhe ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, duke potencuar se ajo do të jetë një simbol i Prishtinës në aspektin e dijes, mësimit dhe atdhedashurisë. Prandaj, lypset që bashkërisht, të kontribuojmë në ndërtimin e saj, për ta lënë një shenjë të përjetshme të devotshmërisë sonë ndaj Krijuesit.

 Myftiu Tërnava përmendi gjithashtu edhe zemërgjerësinë e shtetit të Zvicrës në raport me liritë fetare. Këtu janë mbi 70 xhami të cilat funksionojnë për mrekulli dhe nuk e pengojnë askënd. Edhe besimtarët muslimanë ndihen të qetë e të lumtur që po i kryejnë ritet fetare ashtu si ka hije, por edhe shteti zviceran ndihet mire kur qytetaret të cilët punojnë në këtë vend, janë integruar në çdo fushë dhe lirshëm i praktikojnë obligimet e tyre fetare. Në këtë manifestim, përshëndetën edhe ministri Ferid Agani, nënkryetari i KMSH-së Bujar Spahiu  edhe i ftuari nga  Lugina e Preshevës, Dr. Adnan Ahmeti

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava shkëmben telegrame urimi me rastin e Kurban Bajramit me Ministrin për Çështje fetare në Arabinë Saudite

Prishtinë, 10 gusht 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,…