Dje me  datën 05.06.2013, Departamenti i të rinjve në bashkëpunim me këshillin e Bashkësisë Islame Prishtinë organizuan tribunë për nder të natë së madhe të Israsë dhe Miraxhit.
Si në çdo tubim Islam, ku madhërohet emri i Allahut xh.sh. edhe ky tubim filloj me disa ajete nga Kurani të lexuara nga zëri i bukur i të riut, Egzon Ibrahimi.

Në emër të organizatorëve të pranishmëve, fillimisht, ju drejtua Kryetari i Këshillit në Prishtinë, Bahri ef. Sejdiu. Pas kësaj, fjalën e morri Mr. Samir Ahmeti- profesor në Medresenë e Mesme Alauddin të Prishtinës, i cili ligjëratën e tij e kishte fokusuar rreth shkaqeve, vlerave dhe arsyes së ndodhjes së kësaj mrekullie, Israsë dhe Miraxhit.
Ligjëruesi i dytë me radhë në këtë tribunë ishte Muharrem Tërnava -profesor në Medresenë e Mesme Alauddin të Prishtinës, i cili ligjëratën e tij e kishte fokusuar rreth dobive dhe mësimeve që myslimanët duhet t’i nxjerrin nga Israja dhe Miraxhi.
Dhe në fund, ky program përfundoi me disa Ilahi të kënduara nga Egzon Ibrahimi dhe Besart Islami.

{gallery}isramiraxh13{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…