Më 30 tetor 2022, drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në ceremoninë e blerjes së xhamisë së re “Oaza” në qytetin Spreitenbach të Zvicrës. Në këtë manifestim me moton “Ndërtoje oazën tënde në Xhenet”, në praninë e një numrit të madh të besimtarëve myslimanë nga qyteti Spreitenbach si dhe nga rretheve të tjera, morën pjesë, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, drejtori për Diasporë i BFI-së së Maqedonisë, dr. Selver Xhemaili, nënkryetari i KMShZ-së, Fehim ef. Abasi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, z. Nexhmedin Ademi, hoxhallarë të shumtë, si dhe pjesëmarrës të tjerë të shumtë

Kjo ceremoni madhështore filloi me leximin e ajeteve kuranore, më pastaj vazhduan fjalët përshëndetëse të të pranishmëve duke filluar nga kryetari i xhamisë Amir Ahmeti, imami i kësaj xhamie Xheladin ef. Leka, drejtori për Diasporë pranë BFI-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, etj.

Drejtori për Diasporë pranë BIRK-ut, Ekrem ef Simnica, përcolli urimet dhe përgëzimet të Kryesisë së BIRK-ut dhe myftiut Tërnava duke u shprehur se: kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saja, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin Tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për Ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, me rastin e blerjes së xhamisë “Oaza” në Spreitenbach të kantonit Dietikon në Zvicër.

Në fjalën e tij drejtori Simnica më tutje tha: Pra xhamia në kohën e Pejgamberit, po edhe në shekujt që do të vijojnë, e shohim si një institucion që e zhvillon besimtarin në të gjitha fushat e jetës. Xhamin e shohim si një shkollë, një universitet ku mësohet edhe shkenca krahas adhurimit të Zotit, një vend ku njerëzit drejtohen për nevojat e tyre. Përgjatë shekujve, xhamia ka luajtur rolin e vet në kultivimin e vlerave dhe zhvillimin e shoqërisë. Prej xhamive do dalin universitetet e para që njeh njerëzimi, xhamitë do të nxjerrin akademik e filozofë të shquar, nga xhamit do dalin ulema të mëdhenj që i mësuan njerëzimit fjalën e drejtë të Zotit, që mësuan se xhamia kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë.

Falë lirisë së besimit dhe të drejtës të lirë të adhurimit që shteti demokratik Zviceran ua ofron të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim kombësisë dhe përkatësisë, mërgata jonë gjetën lehtë mënyra të organizohen dhe të kryejnë ritet e tyre fetare në vende të posaçme adhurimi

Falë Zotit që u arrit të blihet ky objekt, kjo bukuroshe për xhamin “Oaza” nga vet mërgimtarët myslimanët shqiptarë të të gjitha trevave Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Lugina e Preshevës Bujanovcit e Medvegjës, Mali i Zi etj.

Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe ato komunale për kontributin e dhënë qeveria, niveli komunal dhe populli Zviceran në përgjithësi në raport me komunitetin shqiptar mysliman në Zvicër.

Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në blerjen e kësaj bukurosheje duke lutur Zotin që të i shpërblejë me të mirat e Tij, në këtë dhe botën tjetër, duke patër gjithherë në hatër se xhamia përpos kryerjes së namazit në të, do të shërbejë edhe si një qendër edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë. Xhamitë luajnë rolin e afrimit mes myslimanëve dhe rrezatojnë paqe, siguri, tolerancë, respekt ndaj tjetrit, për të jetuar të gjithë në paqe e lumturi.

 Ai më pas duke përfunduar tha se ju sigurojë se BIK-u është shumë e përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.

Vlen të theksojmë se gjatë mbrëmjes në aktivitetin e organizuar u mblodhën mbi 750.000 franga zvicerane me rastin e blerjes së kësaj xhamie.

Drejtori për Diasporë z. Ekrem Simnica, shfrytëzoi nga rasti të vizitojë edhe disa prej qendrave islame shqiptare të themeluara nga mërgata jonë.

Më 31 tetor 2022, vizitoi për namaz të drekës xhaminë shqiptare në Cyrih, xhamia e parë shqiptare në Zvicër, ku u prit nga imami Nebih ef. Rexhepi, kryetari, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, vizitoi për namaz të akshamit xhematin e xhamisë në Regensdorf të Zvicrës, ku u pritën nga imami Ferid ef. Zeqiri, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Ekrem ef. Simnica, gjithashtu vizitoi Qendrën Kulturore Shtëpia e Paqes në Cyrih ku përveç tjerash mbajti ligjëratë pas namazit të jacisë, ku u prit nga imami Fahredin Bunjaku, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Drejtori Simnica i siguroi në emër të BIK-ut, për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…