Prishtinë, më 31 tetor 2022 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian. 

Në këtë takim, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit Ristuccian, të cilin e uroi për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë, si dhe i dëshiroi punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij. Ai më pas e njohu me aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe për një klimë paqësore për të gjithë qytetarët e saj. 

Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta. Myftiu Tërnava më tej nënvizoi se forcat e KFOR-it deri më tash kanë kontribuuar jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë, ku edhe me institucionet e BIK-ut janë zhvilluar shumë projekte të përbashkëta në të mirë të komunitetit.

Nga ana e tij, komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka institucioni i BIK-u për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim. Ai shfaqi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tej.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …