Prishtinë, 17 maj 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim anëtarin e xhamisë “Nurul Islam” në Monchegladbah të Gjermanisë, z. Dugaxhin Shamollin, i shoqëruar nga sekretari i KBI të Drenasit, Eset ef. Bajraktari.

Myftiu Tërnava në këtë takim shprehu falënderime për veprimtarinë e anëtarëve të kësaj xhamie, por edhe të gjithë mërgatës sonë në diasporë për punën dhe angazhimin e tyre që jeta fetare atje të zhvillohet ashtu siç është më së miri.

Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për bashkëpunim dhe për koordinim sa më të mirë të aktiviteteve edukativo-fetare.

Nga ana e tij, z. Shamolli falënderoi përzemërsisht Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë për të gjithë. Në fund të këtij takimi, z. Shamolli dorëzoi vitrat dhe zekatin e mbledhur nga mërgata jonë, për çka drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…